Fejzuli: Ithtarët e Thaçit keqpërdorën emrin tim, unë i them PO Selës - tetova1.com

Fejzuli: Ithtarët e Thaçit keqpërdorën emrin tim, unë i them PO Selës


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Tue, Sep 2, 2014





Në mënyrë për ta penguar nismën për reformimin e PDSH-së, disa portale kanë bërë manipulim me emrin e një anëtari të Këshillit Inicues për reforma në PDSH dega Kumanovë.

Bëhet fjalë për z. Sevdail Fejzuli, sot disa portale kanë keqpërdorur emrin e tij personal, se kinse ka dalë me deklaratë se nuk është pjesë e nismës për reforma në PDSH.

Sevdail Fejzuli për “Lajm” ka thënë se është befasuar kur ka dëgjuar se dikush ka keqpërdorur emrin e tij, për qëllime politike.

“Jam habitur kur në portalet elektronike kam lexuar emrin tim, se unë “do të mbetem anëtarë i PDSH-së dhe përkrahës i politikës së kryetarit tonë MenduhThaçi”. Unë publikisht demantojë këtë lajm, dhe me plotë bindje them se unë jam pjesë e nismës për reforma në PDSH me z.Ziadin Sela dhe nuk kthehem mbrapa. Ashtu sikur iu bashkangjita ushtrisë clirimtare, me të njejtën bindje sot iu kam rreshtuar nismës për ndryshime në PDSH”, ka thënë për “Lajm” Fejzuli.

Këshilli Inicues për reforma në PDSH këtë akt e ka cilësuar si akt shumë të ulët për ta penguar lëvizjen për reformimin e PDSH-së. Sipas Këshillit veprime të tilla vetëm e forcojnë këtë nismë, që është jo vetëm të mirën e PDSH-së, por gjithë shqiptarëve të Maqedonisë./LAJM

Fejzuli: Mbetem anëtarë i PDSH-së, përkrah vetëm Menduh Thaçin

Në një komunikatë të lëshuar nga shërbimi informativ i PDSH-së, të thirrur në demantin personal të Svdail Fejzulit, anëtarë i degës së PDSH-së, në Kumanovë, theksohet përkrahja e tij ndaj PDSH-së dhe Menduh Thaçit.

“Unë Sevdail Fejzuli kam qenë, jam dhe do të mbetem anëtarë i PDSH-së dhe përkrahës i politikës së kryetarit tonë MenduhThaçi. Keqpërdorimi i emrit tim edhe një herë dëshmon se me gënjeshtra dhe manipulime nuk mund të arrihet askund. Zhgënjimi i Zijadin Selës për tradhtinë e vet është aq i madh sa që shpik “përkrahës” vend e pa vend, e në këtë rast edhe në Kumanovë. Unë me plot bindje deklarojë se nuk kam përkrahur dhe nuk do të përkrah iniciativa të këtilla të Zijadin Selës i cili pas tradhtisë me veprime të këtilla tenton të shkaktojë dëm jo vetëm PDSH-së, por edhe gjithë shqiptarëve”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Sevdail Fejzuli.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net