Tetovarin e godet rryma
|
Sipas policisë së Tetovës mbrëmë rreth orës 23 e 30 minuta, tetovari M.I 53 vjeçar, ka pësuar një sulm nga rryma elektrike. “Ai ka tentuar që të largojë telin e metalit nga oborri, të cilin e ka shfrytëzuar për tharrje të teshave e cila më parë me siguri ka marrë tension përmes pjesës së alumit të vendosur në pullaz, e cila me siguri ka tërhequr rrymë nga ndriçimi publik.
Nga goditja M.I ka marrë lëndime, gjegjëissht djegie të dorës dhe gjoksit. Atë e ka shpëtuar fqiu i tij, i cili me karrike plastike ka arritur të largojë atë nga teli dhe më pas e ka dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë ku është mbajtur për kurim”, njofton policia e Tetovës.










