Kozniku konfirmon se do të drejtoj Shkëndin - tetova1.com

Kozniku konfirmon se do të drejtoj Shkëndin


kozniku
Kategoria: Sport

Postuar më: Thu, Sep 4, 2014





Legjenda e futbollit kosovar, Ardian Kozniku, do të jetë trajner i ri i klubit te futbollit Shkëndija nga Tetova. Lajmin e ka konfirmuar vetë Kozniku, i cili ka treguar për pritjen e jashtëzakonshme që i kanë bërë në Tetovë. Ai është shprehur i kënaqur me nivelin e organizimit të klubit Shkëndija, që sipas tij ka qenë një prej elementeve që e kanë bindur të qëndrojnë në Tetovë!

Ardian Kozniku pas karrierës të bujshme si futbollist, duke qenë shqiptari i parë me medalje në Kampionatin Botëror të futbollit, tash e sa kohë i është përkushtuar edhe zejes së trajnerit duke u angazhuar në grupmoshat e reja tê Dinamo Zagrebit, Lokomotivës së Zagrebit e së fundi edhe ndihmës trajner te skuadra e Inter Zapresiç në Kroaci./lajm/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net