Tetovë, policia ‘në gjah’ të shtetasve të Shqipëris
|
Të mëkurën orës 20 e 30 minuta polic të stacionit policor për mbikqyrje kufitare Rogaçevë, në atarrin e fshatit Jazhincë në vednin e quajtur “Varrezat e romëve” kanë vërejtur dhe arrestuar 2 shtetas të Shqipërise I.Z 19 vjeç dhe I.M 23 vjeç të cilët nga Kosova kanë hyrë në Maqedoni në mënyrë ilegale.“Shtetasit e Shqipërisë prej të cilëve njëri ka poseduar dokumentacion personal ndërsa tjetri nuk ka pasur asnjë lloj të dokumentacionit janë mbajtur në stacionin policor në Tetovë ndërsa gjatë ditës së enjte janë dorëzuar për procedurë të mëtutjeshme në departamentin për kriminalitet ndërkufitar, migrim, te huaj dhe readmisim.Poashtu të mëkurën mbrëma në atarrin e fshatit Sellcë policia ka ndaluar edhe një shtetas nga Shqipëria F.Gj 21 vjeç nga Kuksi I cili ka qëndruar ilegalisht në vend.Pas kapjes është dorëzuar në Departamentin për kriminalitet ndërkufitar, migrim, te huaj dhe readmisim me ç`rast tre të arrestuarit do të përballen me sanksione për hyrje dhe qëndrim ilegal në Maqedoni ndërsa më pas do të dërgohen në shtetin e tyre amë”, njofton policia.
Përndryshe pjesa dërmuese e shtetasve shqiptarë që qëndrojn në Pollog janë puntorë krahu dhe janë ta angazhuar kryesisht për kryerjen e punëve bujësore si dhe në ndërtimtari.










