Muhamed Zeqiri: Abdilaqim, kush është shefi yt? Ahmeti apo Gruevski?
Kryeredaktori i Televizionit ALSAT-M, Muhamed Zekiri përmes rrjetit social Facebook, ka shprehir qëndrimin e tij kritik ndaj ministrit aktual të arsimit, Abdylaqim Ademi. Zekiri në facebook në mënyrë ironike pyt Ademin se cilin e ka shef, Ahmetin apo Gruevskin dhe nga kush pret leje për ndërrimin e emrave të shkollave fillore në Çair.
“Abdilaqim Ademi kush eshte shefi yt Ali Ahmeti apo Nikolla Gruevski ? Gjithçka gati por demek e pret momentin të nënshkruash vendimin për emërimin e shkollave shqipe ne Çair!!! Ncncnc… Cilin moment je ka e pret, momentin kur të jep leje Gruevski?… Spiro = Ademi” shkruan Zekiri.
Ndryshe MASH-i dhe Inspektorati për Vetëqeverisje Lokale në kohën kur ministër i arsimit ishte Kralevi kërcënuan me ndërhyjnë me polici për t’i hequr tabelat me emrat shqipëtar të shkollave, në komunën e Çairt. Tabelat me këto emra “Rajko Zhinzifov”, “Cvetan Dimov”, “Jane Sandanski dhe “Nikola Vapcarov” u bënë “Ismail Qemali”, “Hasan Prishtina”, “Jashar Beu” dhe “Imri Elezi”.
Edhe pse tabelat janë me emra shqip në dëftesa figurojnë emrat e vjetër, ardhja në postin e ministrit të një shqipëtari dha shpresë për tejkalimin e këtij problemi, megjithatë siç duket deri më tani nuk ka ndonjë efekt konkret ky fakt.








