Kthehen rrahjet në Shkup, 20 persona rrahin dy të mitur - tetova1.com

Kthehen rrahjet në Shkup, 20 persona rrahin dy të mitur


rrahje
Kategoria: Kronikë / TOP LAJM

Postuar më: Sun, Sep 7, 2014





Në afërsi të urës “Goce Dellçev” në Shkup, mbrëmë rreth orës 21 e 30, kushërinjve Sh.Sh., dhe F.A., që të dy të moshës 14 vjeç, të cilët kanë qenë në shoqërim të tre vajzave nga 14-15 vjet, në një moment është shfaqur një person i panjohur i cili për një kohë të shkurtër është kthyer me grup prej 20 vetash dhe fizikisht kanë sulmuar me grushte dy të rinjtë në kokë dhe trup.

MPB ka kumtuar se nga dhuna e kryer, vajzat janë frikësuar dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Dy të rrahurit janë dërguar në Spitalin e qytetit dhe policia ndërmerr masa për pastrimin e rastit.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net