T-Home na mundësoi që ndeshjen e Kombëtares shqiptare ta shohim me koment serbisht! - tetova1.com

T-Home na mundësoi që ndeshjen e Kombëtares shqiptare ta shohim me koment serbisht!


portug-shqip
Kategoria: Sport / TOP LAJM

Postuar më: Mon, Sep 8, 2014





Ndeshja Portugali – Shqipëri që u zhvillua mbrëmë e vlefshme për kualifikimet e kampionatit Europian EURO 2016, është errësuar në kanalin TVSH që ndiqet në paketën Tring në Maqedoni nëpërmjet operatorit T-Home, njofton “Zhurnal”.

Shqiptarët në Maqedoni kanë pasur mundësi të ndjekin ndeshjen me koment në gjuhën shqipe vetëm për pak minuta, kurse pjesën tjetër është dashur që ta ndjekin në gjuhën serbe.

Ky maskarallëk ndodhë pikërisht nga fakti se sipas sqarimit të operatorit T-Home, Tring nuk i ka ble të drejtat e transmetimit të ndeshjeve të EURO 2016 për Maqedoni, kurse këto të drejta i ka kanali SportKlub. E nëse dëshiron që në këtë kanal ta shohësh ndeshjen, atëherë duhet të dëgjosh komentin në gjuhën serbe.

Pra thjeshtë, e sheh Kombëtaren shqiptare duke ta komentuar serbisht komentatorët e Beogradit.

Kjo ngjarje ka revoltuar shumë teleshikuesit shqiptarë që kanë paketën Tring nëpërmjet T-Home duke u ankuar se është absurde të shikohet futboll shqiptar me koment serb edhe atë duke paguar që të shikojmë kanalin TVSH.

E njëjta gjë ndodhë edhe me disa emisione dhe filma tjerë, kur ndërpritet versioni shqip që të dëgjohet ai në gjuhën maqedonase, edhe pse ndosha episodet e serialit me përkthim shqip janë me vonesë.

Kjo ndeshje futbolli është edhe një fakt më tepër se përfundimisht duhet të rregullohet tregu i televizioneve në Maqedoni duke mos i detyruar dhunshëm shqiptarët të dëgjojnë serbisht e maqedonisht, përderisa ka përkthim ose koment në gjuhën shqipe.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net