Zyra Murati magjistroi në lëminë e pedagogjisë
|
Brunilda Shingjergji Kuçi
“Vleresimi dhe notimi i nxenesve ne mesim ne shkollat e mesme te komunes se Tetoves”, ishte tema e magjistratures te cilen e mbrojti me sukses pedagogia Zyra Murati.
Sipas pedagoges Murati cështja e vlerësimit dhe notimit të nxënësve në mësim gjithmonë ka qenë temë shqyrtimi nga pedagog, psikolog e studiues të ndryshëm. Notimi cilësor sot imponohet si kusht dhe faktor për sigurimin e cilësisë në arsim dhe për përparimin e qasjeve ndaj vlerësimit të arritjeve të nxënësve. Po a ekziston me të vërtetë problemi rreth notimit të nxënësve dhe të arriturave të tyre? Ishin keto disa pyetje te cilat pedagogja Zyra Murati i sqaroi në punimin e saj qe e kishte pregatitur me mentor Prof. dr. Fatbi Osmani.
Perkunder angazhimeve te shumta qe ka pedagogia Murati ju perkushtua me seriozitet temes se magjistratures me qellim qe te dale e sukseshme para komisionit. Punimi i magjistratures se Zyra Muratit, paraqet një kontribut të veçantë të lëmine e pedagogjise në Maqedoni dhe më gjerë në rajon. Por sa ne te vertete është i realt , transparent,objektiv,dhe i drejtë vlersimi dhe notimi i nxënësve në mësim, ishin keto disa pika te cila i sqaroi ne në hulumtimin e punimitZyra Murati. Për të trajtuar problemin e vlersimit dhe notimit , si pjesë përbërëse të procesit mësimor pos definimit të nocioneve themelore si pjesë e domosdoshme e këtij punimi, u paraqiten disa të dhëna lidhur me vlersimin dhe notimin e nxënësve. Aspektet e përgjithshme, së bashku me komponentët bazë për vlersimin dhe notimin cilësor , përbejnë pjesën e radhës të këtij punimi. Notimi i të arriturave të nxënësve në proceset bashkëkohore zhvilluese dhe reformuese është çështje komplekse nëse kihen parasysh ndërlikueshmëria e procesit të notimit të diturive dhe rezultatet e arritura.
Në punim eshte bere një krahasim në mes të aftësimit notimit tradicional dhe atij bashkëkohorë,si dhe sa dhe si jane te informuar nxënësit dhe prinderit e tyre , me suksesin dhe përparimin dhe sa jane te informuar. Në punim u ofruan informacionet e nevojshme lidhur me notimin dhe vlerësimin e nxënësve në mësim në shkollate mesme të komunës së Tetovës,përparsitë dhe mangësitë , verifikimin e të arriturave,sa notat janë reale dhe objektive dhe transparente, dhe si notohen dhe vlersohen nxënësit në mësim,sa dhe si jane te përgaditur mësimdhënësit për vlersimin dhe notimin e nxënësve në mësim. Për të paraqitur rrugën shkencore të hulumtimit, ana metodologjike është e rëndësisë së veçantë. Ajo mundëson pasqyrimin objektiv të të dhënave të arritura gjatë kërkimit apo hulumtimit shkencor, për ketë arsye një pjesë e punimit trajton edhe atë. Analiza dhe interpretimi i rezultateve të hulumtimit,së bashku me rekomandimet dhe përfundimet japin pasqyrën e plotë të pjesës empirike të hulumtimit. Përmes të dhënave konkrete u paraqiten objektivisht niveli i vlersimi dhe notimi i nxënësve në mësim në shkollat e mesme të komunës së Tetovës , me të gjitha përparësitë, të metat dhe vështirësitë e mundshme. Te gjitha keto jane realizuar përmes intervistave dhe pyetësorëve. Literatura e shfrytëzuar dhe veçmas burimet relevante të dokumenteve, shpresoj të më mundësojnë që objektivisht të paraqes gjendjen reale të vlersimit dhe notimit të nxënësve shkollat e mesme të komunës së Tetovës. Ne fund komisioni e vlerësoi lartë punën e realizuar shkencore, nëpërmjet të cilit autorja Zyra Murati pedagoge ne shkollen e mjeksise “Nikolla Shtejn” ne Tetove e vërteton aftësinë e saj për punë të pavarur teorike dhe shkencore.













