Shqiptarja që fiton bursën prestigjioze Fulbright - tetova1.com

Shqiptarja që fiton bursën prestigjioze Fulbright


ermiramehm
Kategoria: Arsim / TOP LAJM

Postuar më: Tue, Sep 9, 2014





Fulbright është bursë prestigjioze e cila ndahet nga Departamenti amerikan i shtetit për individë të caktuar dhe të shquar në shoqëri si dhe për kontributin e tyre në sfera të ndryshme dhe aktivitete si politikë, arsim e akademi si dhe shoqëri civile, etj.

Secilin vit Departamenti amerikan ndanë nga pesë bursa ndërsa këtë vit si shqiptarja e parë e cila ka fituar këtë të drejtë ekskluzive është znj. Ermira Mehmeti.

E derisa për momentin është duke munguar në punimet e parlamentit për shkak të angazhimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deputetja Ermira Mehmeti vazhdon specializimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që pas përfundimit të rikthehet akoma më e pjekur profesionalisht.

Përpos bursës prestigjioze që ka fituar znj. Mehmeti, ajo është pranuar edhe nëntë muaj në një program studimor në njërin nga universitetet më të mira të botës, atë të Georgetown. Sa për ilustrim, në këtë universitet studimet i ka mbaruar edhe ish presidenti amerikan Bill Clinton ndërsa si professor që ligjëron aty është edhe ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeline Albright.

Në vitin 1945 senatori J. William Fulbright i propozon kongresit që të miratojë një fond në lidhje me shkëmbimin e studentëve për një eksperiencë më të madhe në fushën e arsimit, kulturës dhe shkencës.

Në gusht të vitit 1946 presidenti Harry S. Truman miraton programin Fulbright, program ky i sponzorizuar kryesisht nga administrata amerikane.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net