Grabitet xhamia në Batincë
|
Një autor i panjohur mbrëmë e ka grabitur Sanxhak xhaminë në fshatin Batincë të Shkupit. MPB-ja kumtoi se grabitësi herët në mëngjes në periudhën mes orës 05:30 dhe 07:30 ka hyrë në xhami, e ka gjetur kutinë e metaltë për ndihma vullnetare e cila ka qenë e ngjitur në mur, me dhunë e ka shkulur dhe e ka marë së bashku me paratë.
Pastaj është ngjitur në katin e parë të xhamisë dhe nga një kuti tjetër për ndihma vullnetare, me prishje të bravës e ka hapur dhe i ka marë paratë, pas së cilës përmes oborrit fqinj ka ikur në drejtim të panjohur. Dëmi i tërësishëm është vlerësuar në rreth 2.000 denarë










