Kryqi në Aerodrom që t’i irritojë myslimanët?! - tetova1.com

Kryqi në Aerodrom që t’i irritojë myslimanët?!


kryqi-vodno
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Wed, Sep 10, 2014





Profesori Cane Mojanoski, ish-kryetar i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, në deklaratë për Prizma, thotë se në Maqedoni ka shumë kisha dhe xhamia në krahasim me numrin real të besimtarëve të cilët rregullisht vizitojnë objektet fetare dhe se ato lëvizin në linjë sipas ndarjeve etnike.

“Ata paraqesin marker të territorit që zaptohet nga ndan e partive politike të definuara etnikisht. Për ata, objektet religjioze që moti nuk janë tempuj të fesë, por mjete për arritjen dhe manifestimin e fuqisë politike dhe çdo homogjenizim në bazë fetare vetëm do ta dëmtojë Maqedoninë”, thotë Mojanoski.

Në KOM mendojnë se ndërtimi i kishave është në funksion që të ndalohen “tendencat pushtuese të myslimanëve”, të cilët fillojnë të banojnë edhe në vendet tradicionale krishtere.

“Ndërtimi i objekteve fetare nuk duhet të vendoset në kontekst të etiketimit të territorit nacional, sepse do të humb esencën bazike. Megjithatë, situata reale në teren tregon se myslimanët pushtojnë territorin dhe e pikëtojnë me objekte fetare dhe atje ku realisht nuk ka banorë dhe besimtarë. Si përgjigje e kësaj, ne ndërtojmë kisha, vendosim kryqe dhe mbrojmë territorin nga pushtuesit. Mbrojmë territorin që është i yni dhe mundohemi që të gjithë besimtarëve të ju sigurojmë kushte që me dinjitet të shprehin ndjenjat e tyre fetare”, thotë at Boban Mitevski, profesor i fakultetit teologjik në Shkup dhe shef i kabinetit të kryetarit të KOM-it.

Menjëherë pas paralajmërimit se “rrokaqiejt” në Aerodrom i ndërton “Skaj Siti” i “Xhevair Holding” nga Turqia dhe se banesat në këtë kompleks ju janë ofruar për shitje më shumë qytetarëve nga Tetova dhe Kosova, Kongresi botëror maqedonas, i përkrahur nga pushteti lokal dhe qendror ka vendosur që në këtë vend të ndërton “Kryqin Maqedonas” të madh 51 metra. Ky është shembull më eklatant të thirrjes së hapur për ndarje në bazë religjioze dhe etnike dhe uzurpim të hapësirës publike që është për të gjithë qytetarët.

Todor Petrov kryetarë i KBM-së nga foltorja e solemnitetit shtetëror-kishtarë i porositi të pranishmit: “Maqedonasit, krishterët, njohin hapësirat e tyre dhe duhet të pikëtohen me simbol në të cilin besojnë. Kryqi është identifikim i Maqedonasve dhe kanë të drejtë me të të shënojnë hapësirat e tyre etnike”.

Në atë kontekst KOM ka arsyetuar ndërtimin e kryqit të madh në lagjen Aerodrom si simbol i mbrojtjes së territorit që ju përket krishterëve.

“Vendimi i shpejtë dhe i papërgjegjshëm i pushtetit lokal, ndërtimi i këtij kompleksi banesor dhe shitja e banesave t’i lihet kompanisë myslimane ka nxitur këtë hap të Kongresit botëror maqedonas. Ndërtimi i kryqit do të duhet të kthen myslimanët të banojnë atje ku më ka simbol krishter”, thotë At Mitevski.

/tetova1-zhurnal/

 

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net