A do të ketë forcë Abdilaqim Ademi dhe BDI ti ndryshojë emrat e shkollave të mesme në Tetovë? - tetova1.com

A do të ketë forcë Abdilaqim Ademi dhe BDI ti ndryshojë emrat e shkollave të mesme në Tetovë?


abdilaqimademi
Kategoria: Arsim / TOP LAJM

Postuar më: Thu, Sep 11, 2014





Tetova është qyteti i vetëm me shumicë shqiptare në Maqedoni ku asnjë shkollë e mesme nuk ka emër me të cilën do të identifikoheshin shqiptarët.
Kështu Gjimnazi i Tetovës emërohet “Kiril Pejçinoviq”, Shkolla e mesme medicinale “Nikolla Shtejn”, Shkolla tekstile “Gjoce Stojçevski”, Shkolla profesionale “Mosha Pijade”, Shkolla ekonomike “8 Shtatori”, Shkolla e muzikës “Todor Skallovci Tetoec”.
Derisa në Shkup e kemi “Zef Lush Markun”, në Strugë “Ibrahim Temon”, në Kërçovë “Drita”, në Kumanovë “Sami Frashëri”; në Tetovë vazhdojn shkollat e mesme të jenë me emra sllav.
Kurse në Gostivar u ndryshuan të gjithë emrat e shkollave që kishin emra sllav dhe tash më ata emërohen vetëm si shkolla të qytetit të Gostivarit.
Kjo është periudha e vetme prej vitit 1990 kur ministër i arsimit është një tetovarë si dhe nuk ka kundërthënie ndërmjet pushtetit lokal dhe qendror sepse me të dy pushtetet udhëheq partia e njëjtë dhe kjo është Bashkimi Demokratik për intergrim.
Do të thotë se as pushteti lokal dhe as pushteti qendror nuk mundet tja hedhin fajin njëri tjetrit se bllokohen iniciativat. Është koha kur ministri i arsimit Abdilaqim Ademi dhe kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi të koordinohen në mes tyre dhe të ndjekin të gjitha procedurat e nevojshme që do të mundësojnë ndryshimin e emrave të shkollave sepse tash është momenti më i favorshëm.

Këtu duarkryq nuk duhet të rijnë edhe prindërit, nxënësit si dhe stafi i angazhuar nëpër këto shkolla. Thjesht nëse iniciativa nuk rrjedh prej lartë (d.m.th prej politikanëve), mbetet obligimi dhe përgjegjësia e të gjithë neve që të ndryshojmë emrat sllav të shkollave.
MJAFT MË!

/tetova1.com/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net