Kriza ekonomike e rrit numrin e nxënësve në Llabunishtë! - tetova1.com

Kriza ekonomike e rrit numrin e nxënësve në Llabunishtë!


labunishta4
Kategoria: Arsim / TOP LAJM

Postuar më: Thu, Sep 11, 2014





Një fenomen interesant regjistrohet në disa shkolla të Strugës sidomos në ato të Llabunishtit , Podgorcës si dhe fshatrave të tjera përreth tyre ku një pjesë e nxënësve pas viteve të tëra të kaluara në shkollat e vendeve perëndimore, rikthehen nga prindërit e tyre sërish për të mësuar në vendlindjen e tyre.Kjo dukuri po ndodh edhe për efekt të vazhdimit të krizës ekonomike që ka mbërthyer disa vende europiane e cila është reflektuar edhe te shumë familje strugane që kanë jetuar në ato vende .Kështu për të reduktuar harxhimet shumë kryefamiljar janë detyruar që fëmijët e tyre sërish ti këthejn në vendlindje për tu shkolluar të thonë banorët e kësaj ane . Sipas të dhënavetë marra dhe të konfirmuara nga shkollat fillore të fshatrave të kësaj ane bëhet fjalë kryesisht për nxënës të rikthyer nga vende si Italia dhe Sllovenia dhe shumë më pak nga vende të tjeta europiane.Këtë dukuri e konfirmon edhe Muamet Selmani drejtor i shkollës fillore “Murat Labënishti” në Llabunisht, ai tregon se ky fenomen është prezent në shkollën e tij ku janë evidentuar me dhjetra nxënës të cilët jan rikthyer nga prindërit e tyre për të vijuar shkollimin në vendlindje.”Fenomeni është prezentë dhe sidomos vërhet të familjet që para disa viteve kanë vendosur të bashkohen me kryefamlijarët e tyre me punë të përkohshme në vendet europiane.Në shkollën tonë vetëm sivjet janë regjistruar më shumë se 20 nxënës që më herët shkollimin fillor e kanë ndjekur jashta Maqedonisë.Bëhet fjalë për nxënës që bashkë me një pjesë të familjes janë rikthyer sërish të jetojn në vendlindje nga vende si Italia dhe Sllovenia kjo edhe për efekt të vështirësive financiare apo të natyrave të tjera me të cilat janë ballafaquar gjatë qëndrimit në ato vende” përfundon Muamet Selmani drejtor i shkollës fillore” Murat Labënishti”.Shkolla ”Murat Labënishti”është një nga institucionet arsimore ndër më të mëdhat në Komunën e Strugës ku momentalisht shkollohen rreth 1200 nxënës .Mësimi në gjuhën shqipe në këtë shkollë për herë të parë filloi më vitin 2005 dhe prej atëher numri i nxënësve shqiptar është në rritje progresive gjë që këtë shkollë e ka shndrruar një nga institucionet më të mëdha ku mësohet në gjuhën shqipe në Komunën e Strugës. Në vitin 2008 kjo shkollë u pagëzua me emrin e ”Murat Labënishtit” një nga aktivistët e kauzës shqiptare I lindur në Llabunishtë i arsimuar në Sorbonë i përndjekur i dënuar dhe më vonë i vrar për aktivitetin e tij pro cështjes shqiptare nga komunistët e të dya anëve të kufirit. Edhe pse në shum shkolla të Strugë si në qytet ashtu dhe në zonat rurale nga viti në vit shënohet ulje e numrit të nxënëve që mëojn në gjuhën shqipe kjo gjë nuk ndodh me shkollën fillore ”Murat Labënishti” të fshatit Llabunisht në të cilën këtë vit shkollor klasa e parë e frekuentohet nga 118 nxënës që ndjekin mësimin në gjuhën shqipe dhe 28 në gjuhën maqedonase. (KOHA)

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net