Jeta dhe veprimtaria e hoxhës molla Mahmut efendi Asllanit në një dokumentar (FOTO)
Ditë më parë në qytetin e Tetovës startuan xhirimet e para të dokumentarit “Jeta dhe veprimtaria e hoxhës molla Mahmut efendi Asllani’t”.
Xhirimet e dokumentarit fillimisht startuan nga vendlindja e hoxhës molla Mahmut Asllanit në fsahtin Ciflik të Tetovës, e më pastaj në fshatin Novoselë ku në të njetin fshat ka vepruar 9 vjet si imam dhe në vazhdimësi në qytetin e Tetovës si Mualim në Xhamin e Pashës.
Qëllimi dhe misioni i dokumentarit do të jëtë një pasqyr jetën dhe veprimtarin e molla Mahmut efendi Asllanit i cili jetën dhe veprimtarin e tij i ja ka kushtuar dhe kontribuar vetëm e vetëm libirti të shejt Kuranit, për të prodhuar hafëzllar dhe nxënës.
Dokumentari i jetës dhe veprimtaris së hoxhës do të shafqet jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjër si ajo në Republikën e Turqisë, Bosnjës, dhe në Arabin Saudite.
Dashuria, sakrifica, ambicja dhe mundi i hoxhës molla Mahmut efendi Asllanit, atë e bën që të vecohet nga shumë mualim dhe hoxhallar tjerë jo vetëm në vendin tonë, por në gjith botën Islame, ku është graduar me vendin e parë në vitin 2012 në Arabin Saudite, gjthashtu edhe në Turqi.
Regjia dhe skenari i dokumetarit vjen nga Zija Plava i cili thotë se kemi të bëjmë me një personalitet të famshëm dhe shumë të respektuar, me molla Mahmut efendi Asllanin i cili gëzon shumë respekt dhe nderë në Turqi dhe në botën Arabe.
“Hoxha i nderuar peshon shumë respekt në shtetet muslimane posaqërisht në Turqi dhe do të ishte e pa hishme që personalitet e tij të mos prezentohet si një dokumentar filmik jetën dhe veprimtarin, i cili ka shërbyer plot 45 vite në vendin e vet për shoqërinë pa asnjë interes personal. Shpresoj dhe besoj që do të jetë një dokumentar të pa haruar për molla Mahmut efendi Asllanin ashtu edhe për vendin tonë që prezenton ky personalitet i madh dhe i nderuar”, deklaroi Zija Plava, regjisor dhe skenarist i dokumentarit.
Ekipi i xhirimit të dokumentarit vjen nga Turqia nën kordinimin e Serhat Tumajman si kordinator i produkcionit në Turqi, Deniz Topluoglu drejtor fotografie, ndërsa kordinator të projektit në Maqedoni Bejtulla Mustafai dhe Faik Plava.
Shfaqja e dokumentarit do të transmetohet në vijim të muajve të ardhshëm, së pari në Turqi e më pastaj në vendin tonë.
Bejtulla Mustafai









