Takim UEJL-EVN për programet e integruara
|
Përfaqësues të kompanisë EVN Maqedoni, kanë realizuar një vizitë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, ku janë takuar me rektorin Prof. Dr. Zamir Dika, përfaqësues të Qendrës për Zhvillimin e Biznesit, Qendrës së Karrierës dhe përfaqësues të tjerë të universitetit.
Qëllimi kryesor i vizitës ishte njohja me risitë me te fundit të ofertës akademike të UEJL-së me theks të veçantë për studimet e integruara, ku kompania EVN shprehu gatishmërinë për të përkrahur këto programe studimore, të cilët mundësojnë angazhimin e studentëve për tu punësuar në kompaninë përkatëse.
Në këtë takim, po ashtu u bisedua edhe për bashkëpunimin e deritashëm lidhur me angazhimin e studentëve për kryerjen e praktikës mësimore, ku sipas përfaqësuesve të EVN Maqedoni, studentët e UEJL-së janë treguar shumë të suksesshëm. Sipas tyre, të diplomuarit tanë janë punësuar në sektorë të ndryshëm të kësaj kompanie, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në qendrën e EVN-së në Austri.










