Tabela e “Hasan Prishtinës” përsëri kthehet në vendin e vet - tetova1.com

Tabela e “Hasan Prishtinës” përsëri kthehet në vendin e vet


Tabela-hasanprishtina
Kategoria: Arsim / TOP LAJM

Postuar më: Sat, Sep 13, 2014





Është kthyer në vendin e vet tabela tek shkolla “Hasan Prishtina” në Çair. Këtë e tregojnë edhe fotografitë ekskluzive nga terreni nga reporteri i Aktuale.mk. Vetë kreu i Çairit Izet Mexhiti tha se as që bëhet fjalë për heqje të tabelës në shkollën që mban emrin e të madhit Hasan Prishtina, apo ish shkolla “Cvetan Dimov”.

Tabela kishte pësuar një dëmtim të vogël nga disa fëmijë të cilët kanë luajtur futboll.

……………………………………………

Shkup, 13 shtator- Nuk bëhet fjalë për heqje të tabelës në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Çair, apo ish shkolla “Cvetan Dimov”. Tabela është dëmtuar nga disa fëmijë të cilët kanë luajtur futboll, ndërsa brenda ditës tabela e re do të vihen në vendin e vet, bëjnë të ditur autoritetet e komunës së Çairit.

Kjo madje ka detyruar kryetarin e Çairit Izet Mexhiti që vetë të del në terren dhe të shikojë situatën e krijuar.

“Nuk bëhet fjalë për heqje të tabelës. Ajo ka pësuar një dëmtim derisa disa fëmijë kanë qenë duke lozur. Tabela do të kthehet brenda ditës në vendin e vet”, tha për Aktuale.mk. Mexhiti, derisa sot para shkollës së mesme “Cvetan Dimov” bashkë me drejtorin e NP “Higjiena komunale” Rakip Doçi dhe drejtorin e NP”Parqet dhe gjelbërimet” Dushan Aviroviç organizuan Aksion për pastrimin gjeneral të Komunës së Çairit.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net