Vriten tetë “xhihadistë”, 6 nga Kosova, 1 nga Maqedonia, 1 nga Shqipëria
Tetë “xhihadistë” shqiptarë janë vrarë dje në Irak gjatë një sulmi ajror, ku janë vrarë gjithsej 11 veta.
Nga ky sulm ajror në Irak janë vrarë 11 xhihadistë, 8 prej të cilëve janë shqiptarë. Më së shumti të vrarë ka nga Kosova, gjithsej gjashtë prej tyre, njëri nga Maqedonia dhe një nga Shqipëria, transmeton Zëri.
Të vrarët kosovarë janë:
1. Ebu Sofjani
2. Ebu Samiri nga Mitrovica
3. Ebu Ubajde
4. Ebu Jusufi - Zeqir Qorraj
5. Abdurrahman - Liridon Sadiku
6. Ebu Sara - Sinan Muji
Ndërkaq, Ebu Aishe është personi i vrarë nga Shqipëria, si dhe Ebu Uvejs nga Maqedonia.









