Mbesa plaçkitë shtëpinë e axhës në Çajle
Mbesa 18 vjeçare dhe i dashuri i saj janë të dyshuar për kryerjen e vjedhjes së madhe të arit nga shtëpia e 54 vjeçarit J.J nga fshati Çajle e Gostivarit. Stolitë e arit janë gjetur në oborrin e shtëpisë së të dashurit të saj.
Policia e Gostivarit, bënë të ditur se bëhet fjalë për të dyshuarën mbesën 18 vjeçare S.J e cila kishte ndihmë edhe nga i dashuri i saj 18 vjeçar A.I nga fshati Çegran.
Ndaj tyre është ngritur padia penale e vjedhjes së madhe dhe një gjykatës urdhëroi një para-procedurë për paraburgim prej 48-orësh, njofton Televizioni Koha.
Vjedhja ka ndodhur në fillim të këtij muaji në shtëpinë e J.J. (54). Mbesa e J.J e dinte se s’kishte askush në shtëpi, kishte ardhur me të dashurin e saj dhe e kishte vjedhur shtëpinë. Stolitë e arit i kishte gjetur në dhomën e gjumit, dhe pastaj ishte larguar shpejt nga fshati para se me e pa fqinjët.
Ekipet e policisë bastisën shtëpitë e dy të dyshuarve dhe u gjetën stolitë e arit në oborrin e A.I të mbuluara nga dheu dhe me gjethe. /Tv Koha/








