Bexheti: Buxheti i Ri, diskriminimi i Ri - tetova1.com

Bexheti: Buxheti i Ri, diskriminimi i Ri


Kategoria: Intervista / TOP LAJM

Postuar më: Mar, Sht 16, 2014





“Ende nuk e kam studiuar në detaje propozim buxhetin, por bazuar në buxhetet e deritanishme, si dhe rebalancin e buxhetit për vitin 2014, nuk do mend se edhe sivjet do të jenë investimet e disbalancuara në dëm të shqiptarëve”, deklaroi për “Lajm”, akademiku Abdylmenaf Bexheti

Vitin e ardhshëm nga buxheti do të ndahen rreth 340 milion euro për investimet kapitale në infrastrukturën rrugore, hekurudhore, komunale, arsim…

Me buxhetin e propozuar për vitin 2015, të cilin Qeveria e miratoi pardje, ndërsa sot është dorëzuar deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, për investime kapitale janë parashikuar 21,209 miliardë denarë.

Favorizohet Korridori 10, kundrejt Korridorit 8

Sipas propozimit, për Korridorin 10 do të investohen 3,4 miliardë denarë në infrastrukturën rrugore, ndërsa në atë hekurudhore 1,311 miliardë denarë. Për rrjetin e ujësjellësit dhe stacionet e pastrimit janë parashikuar një miliard e 765 milionë denarë. Gjithsej 600 milionë denarë janë parashikuar për komunat. Për gazifikimin do të investohen 258 milion e 817 mijë denarë.

Për ndërtimin e institucioneve shëndetësore publike janë parashikuar 529 milionë e 716 mijë denarë, për PET qendrën janë 350 milionë denarë, për ndërtimin dhe rikonstruimin e shkollave fillore dhe të mesme 600 milionë denarë.

Për investime kapitale në qendrat e arsimit të lartë në Maqedoni janë parashikuar 737 milionë denarë. Në projektet sportive do të investohen 295 milionë denarë, në ndërtimin e kopshteve për fëmijë 138 milionë denarë. Për laboratorë janë parashikuar 360 milionë denarë. Në programin për zhvillim rural janë parashikuar një miliard e 696 milionë denarë me të cilat janë përfshirë më shumë projekte në komunat e RM-së, si dhe mjete për ndërtimin e zonave zhvillimore industriale teknologjike janë parashikuar 535 milionë denarë.

Janë parashikuar mjete për shumë projekte në kulturë, si dhe ndërtimi i Filarmonisë - 195 milion denarë, për ndërtimin e bibliotekës dhe teatrit në Tetovë dhe Teatrit Shqiptar në Shkup - gjithsej 180 milionë denarë.

Sërish në dëm të shqiptarëve

Akademiku Abdylmenaf buxheti thotë se buxheti për vitin 2015 do të jetë sërish diskriminues për shqiptarët.

“Ende nuk e kam studiuar në detaje propozim buxhetin, por bazuar në buxhetet e deritanishme, si dhe rebalancin e buxhetit për vitin 2014, nuk do mend se edhe sivjet do të jenë investimet e disbalancuara në dëm të shqiptarëve”, deklaroi Bexheti për “Lajm”.

Si shembull se buxheti për vitin e ardhshëm nuk do të mund të realizohet, Bexheti e përmend faktin se as qeveria sivjet nuk është lavdëruar me këtë buxhet.

“Për dallim prej viteve paraprake kur buxhetui promovohej si dimension i theksuar ekonomik dhe zhvillimor, kësaj radhe edhe nga vetë dizajnuesit promovet më tepër dimensioni social dhe politik i buxhetit, siç është çështja e rritjes së pagave të administratës, pensioneve dhe asistencës dhe ndihmave sociale, që në tërësinë e vet përfshin një gamë qytetarësh prej mbi gjyësm milioni. Duke pasur parasysh se janë rreth 300 mijë pensionistë, mbi 150 mijë në administarët publike dhe shtetërore dhe rreth 70 mijë familje që marrin ndihma. Të gjthë këtyre u premtohet rritje prej 4 deri 5 për qind si zakonisht, të ndërtohet pritshmëri edhe pse deri më tani nuk ka ndodhur që këto rritje me rritjen e produktivitetit. Në fakt këto rrije duhet ta ndjekin ta ndjekin produktivitetin. Për dallim prej viteve tjera kur buxheti kapital ka qenë mbi 400 milionë euro i projektuar fillimisht dhe në rribalancin e parë gjithmonë ëhstë shkurtuar për 30 për qind, kësaj radhe projektimi fillestar është rreth 20 miliardë denarë, apo rreth 350 milionë euro. Pra që në dokuemntin bazë ka një projektim më modest. Nëse futemi të analizojmë nomenklaturën e shpenzimeve kapitale, atëherë shohim se as një e treta nuk është në shpenzime produktive kapitale, sepse aty numërohen edhe përmendoret e bronzta, makinave publike, apo edhe pikturë në kabinbetet e qeverisë. Prej tyre ka vetëm efekt negatov sepse rrittet importi”, thekson Bexheti.

Ai shton se buxheti i projektuar do të ketë impakt negativekonomik, aq më tepër kur projeksioni buxhetit bazohet në rritje ekonomike prej 4 për qind, që duke pasë parasysh kontekstin e ekonomisë evropiane dhe globale, pritshmëria për këtë shkallë është shumë optimiste. “Në anën tjetër forca akumuluese e ekonomisë është gjithnjë e më e vogël për shkak të likuiditetit të zvogëluar dhe krejt kjo do të shkaktojë probleme për mbushjen e këtij buxheti”, thotë Bexheti.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net