Vidhen para nga banka në Shkup - tetova1.com

Vidhen para nga banka në Shkup


Kategoria: Kronikë / TOP LAJM

Postuar më: Mar, Sht 16, 2014





Qindra mijëra euro mungojnë nga Trezori i bankës në Shkup, transmeton “Alfa”, duke theksuar se informacionin e ka konfirmuar edhe MPB.

Sipas televizionit “Alfa”, paratë janë vjedhur nga tre punonjës të Bankës, dy të trezorit dhe njëri që ka qenë për sigurinë e parave në bankë.

Pritet që Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë ditës së nesërme të jap detaje për vjedhjen e parave nga banka.

Bëhet fjalë për 200 mijë euro të cilët ishin të dedikuara për “bankomatet” nëpër Shkup.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net