Ekspertët: Referendumi në Skoci, efekt në rajon
|
Referendumi për Pavarësinë e Skocisë mund të ketë ‘domino efekt’ në shumë shtete të Bashkimit Evropian por edhe në Ballkan. Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se në shumtë shtete të Evropës që janë të situatë të ngjashme sikurse Spanja, Franca, por edhe Rusia e Ballkani mund të frymëzohen nga shembulli i Skocisë.
Edhe për profesorin Nano Ruzhin, nisma për mëvetësinë e Skocisë do të nxitë ndjenjën për Pavarësi te shumë etnitete në Evropë përfshi në Maqedoni dhe Bosnje, të cilët me shumë entuziazëm presin rezultatin pozitiv të referendumit skocez.
‘Domino efekti’ mund të jetë shumë i fuqishëm, madje edhe pse tingëllon mjaft jo serioze Nevzat Halili e promovon idenë për Iliridën si një pjesë e veçantë. Por sot në Ballkanin Perëndimor, dhe në Rusi nëse çdo entitet do të kërkonte pavarësi; psh në Rusi mendohet se do bëheshin 100 shtete të ngjashme si Skocia, të paktën ndoshta vetëm shpirtërisht por edhe në mënyrë praktike ekziston një feedback nga referendumi i Skocisë…do të forcohej element i ambicieve për pavarësi të lëvizjeve të caktuara në Evropë, BE por edhe Ballkan’, tha Nano Ruzhin, profesor.
Sipas ekspertëve zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit do të ishte mënyra e vetme për shmangien e ndarjes së shtetit dhe kultivimin e Maqedonisë si një demokraci shumë-etnike.










