Maqedonasja 15 vjeçare pranon islamin dhe shkon në Siri
|
Një vajzë 15 vjeçare nga Shkupi, e cila prej disa vitesh ka jetuar me prindit në Liezh të Belgjikës, ka shkuar në Siri, pasi e ka pranuar fenë islame, shkruan gazeta “Dnevnik”. Sipas gazetës, vajza 15 vjeçare është nisur në Siri, deri sa ka qëndruar për pushime në Shkup. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar se vajza është paraqitur si e zhdukur, por nuk kanë dhënë më tepër detaje.
“ Më 15 korrik në Shkup është paraqitur rasti i zhdukjes së një vajze. Fillimisht u shpall urdhër për kërkimin e saj në nivel lokal, kurse më pas edhe në nivel nacional. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me policinë belge dhe po kërkojmë vajzën e zhdukur”, ka deklaruar zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.
Vajza bashkë me prindit dhe motrën e saj ka jetuar në Liezh të Belgjikës, kurse për çdo vit kanë ardhur për pushime te gjyshja në Shkup. Sivjet kanë ardhur më 30 qersdhor, kurse më 15 korrik gjyshja e ka paraqitur vajzën si të zhdukur.










