Orav: PDSH-ja të kthehet në Parlament
|
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi realizoi takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Aivo Orav.
Ambasadori Orav në emër të Brukselit zyrtar i kërkoi kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi që grupi parlamentar i PDSH-së të kthehet në parlament dhe atje ta vazhdojë betejën politike si parti opozitare.
Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike në vend, incidentin në Parlament, zhbllokimin e procesit integrues të vendit, marrëdhëniet ndëretnike dhe tema të tjera me karakter politik.
“Fillimisht Kryetari informoi ambasadorin për presionet mbi opozitën shqiptare për ta heshtur atë dhe për të miratuar vendime në dëm të popullatës shqiptare”, theksohet në komunikatën e PDSH-së.
Sa i përket çështjes së integrimeve, Thaçi siç thuhet ka potencuar se shqiptarët e Maqedonisë nuk heqin dorë prej rrugës drejt integrimit në Unionin Evropian dhe në NATO dhe në këtë drejtim PDSH do të vazhdojë të komunikojmë me të gjithë faktorët relevant në vend dhe jashtë.
Kryetari Thaçi më tej vlerësoi se janë momente shumë të rëndësishme për vendi dhe rajonin, dhe se faji për bllokimin e procesit integrues është te Qeveria e Maqedonisë.















