Tetovë: Përsëri zbulohen parcela me kanabis (FOTO)
|
Rajoni i Tetovës dhe rrethinës është bërë qendër e mbjelljes së lëndëve narkotike. Në 5 parcela të ndryshme në atarin e fshatit Neproshten dhe Leshkë, dje janë gjetur dhe me urdhër të prokurorisë publike janë prerë 3230 rrënjë kanabis sativa me madhësi deri 2 metër e gjysmë. Në koordinim me prokurorin publik janë gjetur rrënjë Kanabis Sativa, janë marrë dhe dërguan në SPB Tetove ndërsa një pjesë është marrë për hetim të mëtutjeshëm. Janë marrë masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit njofton policia.
Ndryshe vetëm gjatë muajit të fundit janë zbuluar rreth 3 mijë rrënjë kanabis sativa prej të cilave rreth 2,000 rrënjë u zbuluan në rajonin e Tetovës dhe 1,000 rrënjë në zonën e Gostivarit.










