Drejtori i shkollës së Nerashtit reagon ndaj kritikave të Ademit - tetova1.com

Drejtori i shkollës së Nerashtit reagon ndaj kritikave të Ademit


Kategoria: Arsim / TOP LAJM

Postuar më: Sat, Sep 20, 2014





Pas akuzave që ministri i arsimit Abdilqaim Ademi u bëri drejtorëve të shkollave për infrastrukturën e keqe dhe mungesën e projekteve, reagojnë këta të fundit. Në fakt drejtori i Shkollës Fillore ‘Ismail Qemali’ në Nerasht të Tetovës hodhi poshtë akuzat e ministrit Ademi duke thënë se me projekt konkret për meremetimin e çatisë së shkollës ka konkurruar në Ministri të Arsimit, por ka marrë përgjigje negative, me arsyetimin, se nuk ka mjete të mjaftueshme.

‘Nga ministria kemi përgjigje negative, thonë se është investuar në Nerasht, kemi shkolla tjera që janë më keq se kjo shkollë, sepse e shohin se është në këmbë kulmi por kur do bjer atëherë do kemi punë tjera. Unë falënderoj ministrin që ka gjetur gjuhë të përbashkët për këtë punë sepse unë e kam projektin e gatshëm dhe që nesër mundë ta dorëzoj atë’, deklaroi Azir Mustafa, Drejtor i Sh. F. ‘Ismail Qemali’, Nerasht

Kulmi i Shkollës Fillore të fshatit Nerasht ku mësojnë rreth 26o nxënës, mbahet nga drunj të kalbur, ndërsa drejtori thotë se si pasojë e reshjeve të shiut dhe borës, i njëjti mund të shembet.

‘Është rrezik nëse bie ndonjë borë pak më e fortë kjo mundë të bjerë dhe ai është gabim i joni si drejtori dhe i ministrisë, por, më e keqja është se në rrezik nxënësit janë poshtë. Drutë janë krimbur shkurt thënë. Ata që janë me lëvore janë krimbur tërësisht , unë kam njohuri ka mjeshtëria, e godas me çekan drurin dhe bie pluhur i bardhë që tregon se janë krimbur trarët e drurit’, tha Mustafa

Një ditë më parë Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi tha se drejtorët nuk emërohen vetëm për të qenë aty drejtor por emërohen edhe për ta menaxhuar shkollën, sa iu takon edhe planeve për rikonstruim edhe për mirëmbajtje por edhe për procesin edukativo arsimor.Bashkim Sulejmani

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net