100 haxhinjë më shumë do të udhëtojnë për në Mekë
|
Si çdo vit edhe këtë vitë një numër i besimtarëve musliman nga Maqedonia do të vizitojnë vendin e shejtë Meka në periudhën e çaktuar të Haxhit. Si organizator i udhëtimit për në haxh është Bashkësia Islame e cila këtë vit akuzohej nga qarqe të ndryshme se vjedh besimtarët musliman të cilët shkojnë në haxh nga 400 euro. Përkundër kësaj nga BFI njoftojnë se numri i haxhinjëve këtë vit është më i madh për 100 në krahasim me vitin e kaluar. “BFI-ja është shumë vigjilente në këtë organizim, shumë dinjitoze, me shumë respekt ju qaset muslimanëve që shkojnë nën organizimin e saj dhe, në fund, gjithësesi që çdo herë del faqebardhë. Si rezultat i këtij angazhimi, i këtij sinqeriteti, si rezultat i besimit të paluhatshëm të muslimanëve të devotshëm të vendit që e kanë për BFI-në, numri i haxhilerëve vazhdimisht është në rritje. Përkundër përpjekjeve të “minjve të gjirizit”, fatmirësisht, sivjet numri i haxinjëve është shtuar për rreth 100 haxhinjë më shumë se vitin e kaluar” thonë nga BFI.
/tetova1/










