Makina me energji elektrike vjen sot në Tetovë - tetova1.com

Makina me energji elektrike vjen sot në Tetovë


tesla
Kategoria: Lajme

Postuar më: Sun, Sep 21, 2014





Sot në ora 15:00 në sheshin Iliria do të arrijë “ Karavani Teslla 2014” dhe automobili elektrik Teslla, modeli S . Karavani Teslla 2014 ka për qëllim promovimin e shfrytëzimit të automjeteve elektrike dhe hibride në Evropën Juglindore, ngritjen e vetëdijes për ambientin jetësor me anë të shfrytëzimit të teknologjive të reja inovative, bashkëpunimit të ndërsjellë në shfrytëzimine fondeve të BE si dhe krijimit të koridorit të gjelbër me vende të caktuara për mbushje të automjeteve elektrike.

Karavani “Teslla 2014” është organizuar me përkrahjen e Qendrës për fonde të BE-EMKICE, Qendrës për zhvillim të TIK –ILUMINE dhe Parkut teknologjik pranë UELJ ndërsa duke filluar nga Zagrebi ky karavan do ta përshkojë Beogradin, Nishin, Shkupin, Tetovën, Prishtinën,Tiranën, Podgoricën, Dubrovnikun dhe Splitin për të përfunduar sërish në Zagreb.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net