Shkëndija barazon në derbin kundër Pelisterit (Rezultatet+Tabela) - tetova1.com

Shkëndija barazon në derbin kundër Pelisterit (Rezultatet+Tabela)


pelister-skendija-620x330
Kategoria: Sport / TOP LAJM

Postuar më: Sun, Sep 21, 2014





Skuadra e udhëhequr nga trajneri, Ardian Kozniku barazoi pa gola në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Tumbe Kafe”, duke mos arritur që të vazhdojë rrugën e fitoreve që e nisi nga ndeshja me Sileksin….

Shkëndija nuk ka arritur më shumë se një barazim në derbi ndeshjen e javës së 8-të kundër Pelisterit në Manastir. Skuadra e udhëhequr nga trajneri, Ardian Kozniku barazoi pa gola në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Tumbe Kafe”, duke mos arritur që të vazhdojë rrugën e fitoreve që e nisi nga ndeshja me Sileksin.

Edhe pse kjo ndeshje ishte paralajmëruar si një derbi i madh, në fund e njëjta nuk meritoi një epitet të tillë, bazuar në lojën që shfaqën dhe rastet që krijuan futbollistët e të dyja skuadrave.

Për dallim nga Shkëndija, Metalurgu falë golit të shënuar nga Petrov në minutën e 67-të mundi Teteksin midis Tetovës, ndërkohë Sileksi në Kratovë barazoi 1:1 ndaj skuadrës së parafundit në tabelë, Bregallnicës.

Duranski në minutën e 17-të kaloi në epërsi skuadrën vendase, ndërkohë për barazimin e skuadrës nga Shtipi u përkujdes, Vellkovski me golin e realizuar në minutën e 74-të. Me këtë barazim Sileksi lëshoi rastin që sërish të pozicionohet në vendin e dytë, që sërish zotërohet nga Pelisteri. /infosport/

 

LPFM – Java VIII E shtunë:
Rabotniçki 0 : 2 Vardari
Renova 2 : 3 Turnova
E diel:
Pelisteri 0 : 0 Shkendija
Sileksi 1 : 1 Bregallnica
Teteksi 0 : 1 Metalurgu

 

# Ekipi Nd F B D G-av Pikë
1. Vardari 8 5 3 0 15:5 18
2. Pelisteri 8 4 2 2 8:3 14
3. Metalurgu 8 4 2 2 9:7 14
4. Sileksi 8 3 4 1 9:7 13
5. Turnova 8 4 1 3 11:11 13
6. Shkendija 8 3 3 2 14:11 12
7. Rabotniçki 8 3 1 4 9:12 10
8. Renova 8 2 3 3 8:10 9
9. Bregallnica 8 1 1 6 7:12 4
10. Teteksi 8 0 2 6 4:16 2
KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net