Tetovë: E rrahin dhe ia marrin paratë e celularin
|
E sulmojnë dhe grabisin para supermarketiti “Vero” në Tetovë. Gazeta “Lajm” njofton se një gjë e tillë kishte ndodhur diku rreth mesnate në Tetovë, që kur disa plackitës e kishin sulmuar një burrë, me ç’rast i kishin shkaktuar lëndime dhe i kishin vjedhur 3.500 denarë, 260 euro dhe celularin. Rasti i këtillë kishte ndodhur menjëherë pasmesnate, në afërsi të supermarketit “Vero” që gjendet në hyrje të Tetovës, në momentin kur një burrë dhe grua, iu kishin afruar F.N. nga Tetova, në momentin kur ky i fundit ishte duke parkuar makinën “BMW”. Burri e kishte goditur me lëndë të fortë, me c’rast F.N. ishtë përplasur për tokë, dhe me këtë rast i kishin marrë paratë dhe celularin.










