Ziadin Sela nuk ka frikë Menduh Thaçin, ia hap dyert Rufi Osmanit - tetova1.com

Ziadin Sela nuk ka frikë Menduh Thaçin, ia hap dyert Rufi Osmanit


ziadini
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sun, Sep 21, 2014





Kryetari i Strugës dhe iniciatori për reforma në PDSH, Ziadin Sela ka thënë se rivali i tij Menduh Thaçi bën çmos që t’i manipulojë anëtarët me moton e vjetër se do jetë në Qeveri.

“Manipulim për përdorim të brendshëm, vetëm e vetëm që të përfitojë kohë. Anëtarët e PDSH-së nuk janë në PDSH vetëm e vetëm për të qenë në Qeveri. Në Qeverinë e Millosheviqit ka pas vend edhe për Rrahman Morinën, por jo edhe mbështetje për të. Ne na duhet të fitojmë mandej legjitimiteti do të detyrojë imponimin e Marrëveshjes politike të PDSH-së dhe qeverisjen e saj”, deklaroi Sela për Tv Globi të Gostivarit.

I pyetur se a e ka frikë Menduh Thaçin, Sela ka mohuar kategoriskisht këtë gjë duke thënë se kurrë në jetë nuk ka pasur frikë nga ndonjë njeri, por ai theksoi se ka frikë për të ardhmen e fëmijëve dhe shqiptarëve të Maqedonisë.

Sela ka vlerësuar figurën e Rufi Osmanit duke vënë theks në të kaluarën e tij kombëtare, burgosjen për shkak të idealit kombëtar, etj. Duke ju përgjigjur pyetjes së njërit nga shikuesit, Sela theksoi se Lëvizja për reformim të PDSH-së është e hapur për Rufi Osmanin dhe të tjerët që janë të gatshëm t’i bashkohen. Sela, madje ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në spektrin fetar që po ndodhin në trojet shqiptare me përhapjen e radikalizmit fetar. Ai tha se tek shqiptarët nuk ekziston asnjë lloj radikalizmi dhe se ngjarjet që po shohim janë të inskenuara nga shërbime dashakeqe dhe se ato do të izolohen.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net