Zejnullahu: Reagimi i Grubit (BDI) i përgjumshëm, i tipit ZGJOHU! - tetova1.com

Zejnullahu: Reagimi i Grubit (BDI) i përgjumshëm, i tipit ZGJOHU!


artan_ali
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Hën, Sht 22, 2014





Gazetari Nazif Zejnullahu në profilin e tij privat në facebook ka reagur në lidhje me deklaratën e fundit të Artan Grubi-t.

Ja se cfarë shkruan Zejnullahu:

Artan Grubi (Fcb, 3 orë më parë):

Nuk jam partner dhe nuk jam pjesë e një akti infantil nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe asnjë shteti tjetër.

SHBAtë jane partneri më i fuqishëm i vendit tonë dhe rajonit, prandaj unë refuzoj aktin e MPJ i cili nuk është bërë as në emrin tim dhe jam i sigurt që as në emrin e të gjithë shqiptarëve që përbëjnë 1/3 e popullatës në vend.

Ambasadori i SHBA është i mirëseardhur dhe do ta ketë gjithë mbështetjen dhe përkrahjen tonë për ti realizuar synimet tona të përbashkëta.

——————

Definitivisht, në njësh, BDI po flet për mungesë partnerësh, për infantilizëm, por - pa adresë. Është një “reagim” i përgjumshëm, i tipit ZGJOHU! Mund të jetë një “koncept” se çfarë duhet të bëjë, më në fund, partia integriste? Një problem që nuk gjen zgjidhje në rrjetet sociale. (N. Z.)

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net