BDI nuk dëgjon profesorët, i mbetet besnike VMRO-së për ndryshimet kushtetuese - tetova1.com

BDI nuk dëgjon profesorët, i mbetet besnike VMRO-së për ndryshimet kushtetuese


profesoret_936119238
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Wed, Sep 24, 2014





Në Universitetin Shtetëror të Tetovës në organizim të Ministrisë së Drejtësisë, në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të USHT-të u mbajt debati profesional-shkencor për Draft Amendamentet e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë Draft Amendamentet e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Sikurse jemi në dijeni, debati për ndryshimet kushtetuese në Republikën e Maqedonisë zhvillohet në institucione të ndryshme publike, dhe për këto çështje që prekin aktin më të lartë normativ të vendit janë prononcuar edhe ekspertë të fushës përkatëse. Sigurisht që unë nuk do të flas para Jush për anën ligjore të ndryshimeve të propozuara, por, ndaj bashkë me Ju gatishmërinë e institucionit tonë për t’u bërë pjesë e konsultimeve të ndërsjella profesionale në dobi të proceseve dhe iniciativave që në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë impaktin e tyre në shoqëri dhe rrethin ku jetojmë, tha në fjalën e tij rektori i USHt-së, prof.Dr. Vullnet Ameti. Në anën tjetër ministri i Drejtësisë, Prof.Dr.Adnan Jashari, theksoi se “ndryshimet kushtetuese kryesisht janë fokusuar në tri sfera, të cilat sipas tij janë shumë të rëndësishme për shoqërinë e vendit tonë në përgjithësi. Sfera e parë lidhet me gjyqësorin, e dyta me të drejtën familjare dhe e treta ka të bëjë me financat. Në debatin profesional-shkencor për Draft Amendamentet e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, para të pranishmëve foli dekani i Fakultetit Juridik të USHT-së. prof. Dr. Mersim Maksuti, i cili mes tjerash tha se nuk i sheh të arsyeshme këto ndryshime pasi që Maqedonia, ka probleme më të mëdha për të zgjidhur. “Nisur nga kjo, kur hapet çështja e procedurës së ndryshimit të një Kushtetute, zakonisht ndryshimi i Kushtetutës vjen si pretekst, si iniciativë për gjërat për të cilat tashmë detektohen si probleme madhore të një shoqërie dhe të një shteti. Duke u nisur nga ky aspekt, nuk e shoh të udhës që në këtë moment është dashur të hapen këto çështje, këto ndryshime tashmë kushtetuese të propozuara, përderisa Maqedonia ka probleme të tjera shumë më madhore se këto, madje probleme nga të cilat varet edhe perspektiva e këtij shteti”, vlerësoi dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr.Mersim Maksuti. Edhe profesorët universitarë, Bajram Pollozhani dhe Osman Kadriu, i kanë kundërshtuar këto ndryshime duke kërkuar që subjekti politik shqiptar të mos pranojë që t’i mbështesë këto ndryshime, aq më tepër kur VMRO-DPMNE, pa ato nuk i ka votat e mjaftueshme për t’i bërë këto ndryshime. Ndërsa ministri i Drejtësisë Adnan Jashari, tha se çdo sugjerim, çdo vërejtje që do të del nga debati do t’i adresohet Ministrisë së Drejtësisë, me qëllim që Ministria e Drejtësisë të bëjë shikimin dhe ato do t’i adresohen Qeverisë.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net