Edhe 10 persona do të përgjigjen për protestat kundër rastit “Monstra” - tetova1.com

Edhe 10 persona do të përgjigjen për protestat kundër rastit “Monstra”


Protesta-ne-Cair-anti-Monstra-05.07.14-
Kategoria: Kronikë / TOP LAJM

Postuar më: Wed, Sep 24, 2014





Pjesëmarrja e dhunshme në protestat që pasuan vendimin për rastin “Monstra” nxjerr para gjykatës edhe 10 të akuzuar të tjerë.
Sipas medieve maqedonase, që u referohen burimeve pranë Prokurorisë, organi i akuzës ka ngritur akuza kundër 10 të dyshuarve me inicialet E.V, V.B, F.N, I.M, R.M, F.N, S.I, N.Xh, B.R dhe R.I.
Ata akuzohen për veprën penale “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale”, kryer gjatë protestave që u organizuan përpara objektit të Gjykatës Themelore Shkup I.
Muaj më parë, gjykata dënoi me 3 vite burg 6 protestues, dy të tjerë u lanë të lirë, një u lirua nga akuza dhe një tjetër u shpall i pafajshëm nga gjykata, në mungesë të provave.
Ata u obliguan që të kompensojnë në mënyrë solidare dëmin e shkaktuar gjatë protestës që degjeneroi në dhunë, në lidhje me vendimin për dënimin me burgim të përjetshëm të të akuzuarve në procesin “Monstra”.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net