“Investimet e Huaja”, zv.drejtori maqedonas avancon kuadrot maqedonase
|
Mungesa e drejtorit shqiptar në Agjencinë e Investimeve të Huaja është përdorur nga zv.drejtori maqedonas për të bërë avancimin e kuadrove maqedonase.
Lajmi jepet për Zhurnal nga burime të besueshme pranë Agjencisë, që thonë se që nga largimi i drejtorit Visar Fida, zv.drejtori Hristijan Ilievski ka nënshkruar vendimin për ngritjen në pozitë të 16 të punësuarve maqedonas.
Burimi i Zhurnal-it thotë se janë vetëm 40 të punësuar në Agjenci, ndaj dhe është absurd avancimi në pozitë të thuajse gjysmës së tyre.
Vendimi i tillë është marrë në mungesë të drejtorit shqiptar, Visar Fida, i cili u emërua ministër pa portofol për Investime të Huaja.
Deri në emërimin e drejtorit të ri, Agjencia e Investimeve të Huaja do të drejtohet nga zv.drejtori maqedonas.










