Jashari: Ndryshimet kushtetuese, marrëveshje politike VMRO-BDI - tetova1.com

Jashari: Ndryshimet kushtetuese, marrëveshje politike VMRO-BDI


adnanjashari_1
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Wed, Sep 24, 2014





Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari ka bërë të qartë sot se ndryshimet kushtetuese që presin miratimin e deputetëve, janë rezultat i marrëveshjes politike mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.
Ai tha se ndryshimet që propozohen nuk kanë natyrë politike dhe se nuk prekin çështjet ndëretnike, duke arsyetuar kështu mospërfshirjen e kërkesave shqiptare në këto ndryshime.
“Këto ndryshime kushtetuese nuk kanë karakter të natyrës politike apo nuk prekin në çështjet ndëretnike sepse kam pasur pyetje nga gazetarë të shumtë përse kërkesat e shqiptarëve që janë artikuluar në zgjedhje të ndryshme nuk janë përfshirë në këto ndryshime. Gjithnjë kam theksuar dhe do përgjigjem edhe këtu; Ministria e Drejtësisë është pjesë e qeverisë dhe këto ndryshime janë harmonizuar në momentin e formimit të qeverisë përmes marrëveshjes politike midis liderëve të partive politike që përbëjnë këtë koalicion”, tha Jashari, citon Alsat-M.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net