Skandaloze: Abdylaqimi, i vetmi ministër shqiptar që se respekton shqipen
|
Pas publikimit të lajmit se Ministria e Arsimit, ku ministër është Abdylaqim Ademi, kuadër i BDI-së, portali Tetova1.com bënë të ditur se të gjitha ministritë tjera që udhëhiqen nga kuadro shqiptar kanë edhe versionin shqip në faqet e ministrive.
Adnan Jashari, Lirim Shabani, Bekim Neziri dhe Nurhan Izairi kanë marrë masat e duhura për të bërë edhe versionin shqip në faqet e internetit të ministrive ku ata udhëheqin, ndërsa për ironi version në shqip kanë edhe disa ministri të kuadrove maqedonas siç janë Ministria e Mbrojtes, Ministria për Transport dhe Lidhje dhe Ministria e Bujqësisë.
Abdylaqim Ademi në këtë aspekt është i barabartë me Gordana Jankullovskën dhe disa ministra tjerë maqedonas të cilët kanë refuzuar edhe në të kaluarën të inplementojnë shqipen në uebfaqet e tyre.
Deri kur do të zgjas ky injorim i Ademit për gjuhën e tij amtare pritet të shohim, ose ndoshte ende nuk e ka marrë aminin nga shefi i qeverisë për këtë gjë. /Tetova1.com/










