Zhelinë: Shoqërohen 17 shtetas shqiptarë që qëndronin ilegalisht
|
Policia ka shoqëruar 17 shtetas shqiptarë, me qëndrim ilegal në Maqedoni, që po banonin në një shtëpi në fshatin Zhelinë.
Gjatë ushtrimit të kontrollit në shtëpinë e shtetasit Q.N (77), policia ka zbuluar 17 shtetas shqiptarë të moshës nga 19 deri 53 vjeç, njofton Zhurnal.
Mësohet se vetëm njëri nga ta nuk ka poseduar dokumente personale, ndërsa të gjithë të tjerët kanë hyrë legalisht në vendin tonë, por nuk kanë rregulluar qëndrimin e tyre.
Policia njoftoi se po punon për ndriçimin e rastit dhe se do të bëjë riatdhesimin e tyre në Shqipëri.










