Selami Kolonja: Një Popull që nuk reagon kur shkilet kultura , merr ndëshkim nga Perëndia!
Artisti dhe këngëtari i njohur strugan Selami Kolonja, njëkohësisht profesor prej vitesh në Universitetin e Tetovës dhe Prishtinës e ka përkufizuar si skanadaloze gjendjen e teksteve nga lënda e muzikës për shkollat fillore në gjuhën shqipe.Sipas Kolonjës i cili i referohet librit për klasën e katër të fillores, teksti në fjalë është turp e faqja e zezë sepse nuk ka asnjë këngë fëminore shqiptare,asnjë kompozitor nuk ka asnjë element të kulturës muzikore shqiptare shkruan Kolonja.’’Sot ime bijë (nxënese e klasës së 4 ) kishte marrë librin e muzikës në dorë ! Ma sjell ne shtëpi e lumtur dhe entuziazmuar ! Kur hap librin çtë shohësh ! Turp e faqja e zeze ! Asnjë kënge fëmirore shqiptare , asnjë lojë fëmijerore nga tradita e lojrave të kengeve dhe valleve të traditës , asnje kompozitor shqiptarë , asnjë instrumentist shqipëtar ! Asgjë shqip ” potencon ai.Sipas Kolonjës situata në arsimin shqiptar në ciklin fillor në Maqedoni është alarmante dhe kërkon reforma serioze sa i perket lëndës se Arsimit Muzikor , Lendes se Historisë dhe Lëndës së Gjeografisë . ‘’Unë kam qënë pjesë aktive e jetës së paraluftes në Kosove ! Atehere kur në institucionet e Kosoves( nga ana e Serbise) u futën masat e dhunshme dhe që udhëheqësia Kosovare nuk i nënshkroj dhe nuk e pranoj këtë robëri Kulturore ! Ndërsa në Maqedoni ky fenomen është pranuar në heshtje dhe në qetësi , pa bërë zhurmë dhe pa hetuar asnjeri ! Një Popull që nuk reagon kur shkilet në fyt kultura , historia dhe fëmia mund të merrë ndëshkim nga Perëndia ‘’ përfundon ai. /strugalajm/





