Studentet e mjekësis në USHT fitojnë përvoja prej mjekëve nga SHBA - tetova1.com

Studentet e mjekësis në USHT fitojnë përvoja prej mjekëve nga SHBA


Kategoria: Arsim / TOP LAJM

Postuar më: Pre, Sht 26, 2014





Zyra për Përpilim dhe Menaxhim me Projekte e USHT-së, në bashkëpunim me drejtorinë e projektit “Macedonia – U.S Physician” sjell për ligjërata dhe trajnime specialistët më në zë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët ndajnë përvojat e tyre me stafin akademik dhe studentët e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të USHT-së.
Kështu çdo të enjte, në amfiteatrin 1 të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, me fillim në orën 16:00 do të mbahen trajnime dhe ligjërata në fushat si: Kirurgji vaskulare, Pediatri, Neurologji, Anesteziologji, Kirurgji Plastike dhe ENT, Gastroenterologji dhe fusha të tjera të mjekësisë, ku stafi dhe studentët do të kenë mundësi që në formë aktive të parashtrojnë pyetje dhe të bashkëbisedojnë me specialistët.
Gjatë ditës së djeshme mjeku Chip Tutor kishte ligjëratë nga fusha Pulmonologjis Pediatrike. (FOTO)
Me rastin e Ditës Botërore të Zemrës do të organizohet tribunë shkencore, ku do të ketë ligjërata nga profesorë vendas dhe nga Amerika, njëkohësisht do të ketë dhe një marshim nga universiteti deri te qendra e qytetit.
Më 1 dhe 2 nëntor, do të vizitohen fshatrat në thellësi të Sharrit, me qëllim që mjekët amerikanë dhe studentët e USHT-së t’u ofrojnë ndihmë mjekësore personave në nevojë.
Përveç aktiviteteve të lartëpërmendura, në vazhdë të këtij projekti do të ketë edhe evenimente të tjera, të cilat do të risin bashkëpunimin mes USHT-së dhe instituteve mjekësore Amerikane.
Datat dhe orari i ligjëratave, së bashku me emrat e specialistëve dhe temave që do të shtjellojnë janë si në vazhdim:

Dita Aktiviteti Specialisti Fusha
25 Shtator Ligjëratë Chip Tutor Pulmonologji Pediatrike
2 Tetor Ligjëratë Steve Weber Kirurgji Vaskulare
9 Tetor Ligjëratë Jerry Miller Dennis Dietrich PediatriNeurologji
16 Tetor Ligjëratë Paul Barton Anestesiologji
23 Tetor Ligjëratë Newton Bates David Larson Kirurgji AbdominaleENT dheKirurgji Plastike
1-2 Nëntor Vizitë në fshat
6 Nëntor Ligjëratë Mark Lacy Richard Wunderink Sëmundjet InfektivePulmonologji&Kujdes Kritik
13 Nëntor Ligjëratë Phil Tanner Gastroenterologji
20 Nëntor Ligjëratë Bill Lawton Bret Nicks NefrologjiMjekësi Emergjente

 

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net