Bexheti: 100 ditëshi, dështim në të gjitha segmentet - tetova1.com

Bexheti: 100 ditëshi, dështim në të gjitha segmentet


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Die, Sht 28, 2014





Dështim në rrafshin e politikës së brendshme, asaj të jashtme të ndërlidhur me euro-integrimet e vendit, si dhe dështim në rrafshin ekonomik. Kështu e vlerëson punën e qeverisë në 100 ditshin e parë, akademiku Abdylmenaf Bexheti. Sa i përket politikës së brendshme Bexheti nënvizon punën e gjyqësorit, duke theksuar se rasti gjyqësor “Mostra” tregoi se sa i pavarur është gjyqësori në Maqedoni.

“Në aspektin politik sot kemi gjendje më të tensionuar ndëretnike, kemi izolim më të madh ndërkombëtarë dhe përkeqësim dhe intensitet përkeqësues posaçërisht me fjalimet e fundit të kryetarit të shteti në Asamblenë e Kombeve ët Bashkuara do të rezultojnë edhe me një acarim shtesë të këtyre aspekteve dhe aspekti i gjyqësorit krejtësisht ët varur janë tre elemente ët cilat karakterizojnë aspektin e dështimeve politike të kësaj qeverisje”, tha Abdylmenaf Bexheti, akademik.

Sa i përket dështimit në rrafshin e euro-integrimeve, Bexheti tha se Gruevski pas çdo dështimi promovon investime të reja nga Turqia dhe Kina.

“Kjo qeveri është tashmë më shumë se 8 vite dhe vazhdojnë me të ashtuquajturin inxhenjeringun e promovimit të projekteve të mëdha sa herë që dështojnë me planin integrimeve gjithandej. Sapo dështoi samiti i Uellsit, sapo dështuan përkrahjet e samitit për Ballkanin nga Kancellarja Merkel, kryeministri na u kthye me disa premtime se kompanitë turke amerikane janë gati për të investuar, vetëm e vetëm për të defokusuar vëmendjen aktuale të politikës ditore që shkon në atë të dështimit të proceseve integruese”, u shpreh Abdylmenaf Bexheti, akademik.

Ndërkohë në aspektin ekonomik, në përgjithësi qeveria ka ngecje dhe mos përmbushje të gjithë performancave që kishte paralajmëruar.

“Aspekti tjetër ekonomik është po ashtu i nënvizuar në disa aspekte, kishim rishikimin e buxhetit brenda këtyre 100 ditëve, i cili rishikim në planin shqiptarë e pamë se si mbaroi, deri në grushtime dhe boksite për zënkat midis tyre pa ndonjë efekt të marrjes së hises së vet. Tanimë kemi edhe instrumentin e buxhetit bazë për vitin 2015 që përveç aspektit të promovimit të projekteve gjoja të pjesës shqiptare apo të rajoneve shqiptare që është korridori 8 janë projekte që nuk janë pjesë e buxhetit fare. Sa më shumë që flitet për infrastrukturën e korridorit 8, aq më shumë punohet në korridorin 10”, tha Abdylmenaf Bexheti, akademik.

Gruevski shpalosi dje qindra projekte të realizuara dhe në realizim, ndërkohë që nga BDI-ja u mburrën gjithashtu se në këto projekte, gjenden edhe ato shqiptare. Bedri Rexhallari

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net