Adnan Neziri reagon ndaj deklaratës së Urim Saliut - tetova1.com

Adnan Neziri reagon ndaj deklaratës së Urim Saliut


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Hën, Sht 29, 2014





Pas deklaratës së Urim Saliut për ngjarjet e fundit në PDSH, ka reaguar Adnan Neziri, kryetar i Lëvizjes për Reforma në PDSH-Dega Tetovë. Në postimin e tij në facebook Adnan Neziri shkruan:
Miq të nderuar, pa dashur të hiperbolizoj gjërat, e pa dashur të vë në siklet gazetarin z. Urim Saliu, e kisha të patjetërsueshme të reagoj ndaj një shkrimi të tij, të botuar sot në një portal:
Në cilësi të kryetarit të Këshillit të degës së Reformuar të PDSH-së të Tetovës, dhe si punonjës aktual në komunën e Tetovës, lexova sot një shkrim të ish-gazetarit, z. Urim Saliu.
Në shkrim z. Saliu potencon se individët që kanë mbajtur poste të larta në komunën e Tetovës, sot janë kundër PDSH-së, e pyesim se kush janë ata individë, dhe nëse e ka pasur për mua, me gjithë respekt po ia bëj një sqarim, që si duket nuk e ka të qartë:
Unë jam Adnan Neziri, ish-Udhëheqës i Sektorit për Financa dhe Buxhet, në komunën e Tetovës, në kohën e kryetarit Sadi Bexheti. Punën time në këtë institucion, e kam kryer me shumë përkushtim, dhe asnjëherë nuk kam rënë pre e ndikimeve politike. Mendoj që jam angazhuar profesioanalisht dhe gjithnjë kam pasur qasje institucionale, si një administrator komunal.
Në momentin kur shihja që ndikime apetitesh politike i afroheshin institucionit të komunës, si Udhëheqës i Sektorit më të ndjeshëm, kam dhënë dorëheqjen, që nuk më është pranuar. Kam bindjen që jam mirëkuptuar edhe nga kryetari Bexheti, për përcaktimin tim të përhershëm për të qenë në lartësinë e detyrës institucioanele.
Pra e qartësoj, asnjëherë skam pasur qëllime karieriste. Si fakt mund të potencoj që as në kohën kur isha udhëheqës, nuk e kam rregulluar statutin tim si udhëheqës, pra kam punuar aty me Vendim dhe besim të kryetarit Bexheti.
Edhe atëherë, si edhe tani, kam qenë kundër ndikimeve politike në institucion, mendim të cilin e kam gjithnjë.
Pra, e potencoj, të mos e ngatërojmë institucionin e komunës me politikën, është principi që e kam pasur gjithnjë, edhe në këtë rast.
Komuna është institucion ku kam punuar dhe punoj me nder në mënyrë institucionale, si administrator komunal, Edhe tani respektoj orarin e punës në komunë dhe angazhohem për të mirën e komunës së Tetovës dhe qytetarëve.
Në kontekstin e sotëm politik, mendoj që jo vetëm për komunën, por edhe për zgjedhjet parlamentare rradhazi ku PDSH-ja del opcioni humbës, duhet të mbartet përgjegjësi. Në të gjitha vendet e civilizuara botërore, me shkallë të lartë të zhvillimit demokratik këtë përgjegjësi e mban lideri (udhëheqësi). Nuk mund assesi përgjegjësinë e humbjes t’ia mveshim votuesit që 12 vite rradhazi voton për PDSH-në që humb, si pasojë e veprimeve të njohura për gjithë anëtarësinë. Përjashtime, diskurs jo i drejtë, veprime tjera jo-koherente, janë vyrtytet e udhëheqësisë në ikje të PDSH-së.”, përfundon reagimi i Nezirit.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net