Rektori i ndjerë rezulton bashkëpunëtor sekret
|
Komisioni për Verifikimin e Fakteve, i njohur gjerësisht si Komision i Lustrimit, bëri me dije se ka lustruar sot rektorin e ndjerë të një universiteti shtetëror, duke rezultuar bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete.
Zëdhënësi Predrad Dimitrovski nuk bëri publik emrin e rektorit, pasi sipas ligjit identiteti i tij do të mund të zbardhet vetëm 3 ditë pas marrjes së vendimit.
“Kjo lëndë u shqyrtua nga përbërja e kaluar, por pas zgjedhjes së anëtarëve të rinj, procesi ndaloi. Kjo për të mos krijuar përshtypjen se po ushtrohet presion”, tha Dimitrovski.






