Sela: Urime, urime, urime foli AliAhmeti…”, - tetova1.com

Sela: Urime, urime, urime foli AliAhmeti…”,


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Hën, Sht 29, 2014





Kryetari i Komunës së Strugës dhe drejtuesi i Nismës për reformimin e PDSH-së, Ziadin Sela ka reaguar pas konferencës për media që ka mbajtur lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, me rastin e 100 ditëve të qeverisjes, në faqen e tij të facebook.

Ai ka ironizuar me Ahmetin kur ka shkruar se Performancat e z.Ahmeti janë për kryetar në OKB dhe jo në ekzekutivin e RM-së.

“Rasmunsen, Newland, Merkel përshendesin popullin shqiptar në Maqedoni, i bejne apel të hapi sytë mirë kë votojne. Poashtu z.Nimic përshëndet z.Ali Ahmeti duke i rikujtuar se ka folur për identitetin dhe gjuhën sllavomaqedonase dhe jo për dinjitetin e z.Ahmeti që siç duket nuk e ka.

Është më se evidente që ky njeri ka vështirësi. Performancat e z.Ahmeti janë për kryetar në OKB dhe jo në ekzekutivin e RM-së. Krizat globale dhe rajonale, situata ne Ukraine dhe ne Lindjen e Mesme, do te kishin epilog tjetër, n.q.s. z.Ahmeti do te ishte në krye te kesaj organizate.
Urime, urime, urime foli AliAhmeti…”, shkruan Ziadin Sela.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net