9 mijë euro gjobë për “Fokus”, reagon SHGM - tetova1.com

9 mijë euro gjobë për “Fokus”, reagon SHGM


fokus
Kategoria: Lajme

Postuar më: Tue, Sep 30, 2014





Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë reagoi sot ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit, me të cilin konfirmohet dënimi i shkallës së parë për gazetën “Fokus”, në procesin e iniciuar nga drejtori i Shërbimit Sekret, Sasha Mijalkov.

Mijalkov paditi gazetën për transmetimin e deklaratës së ish-ambasadorit të Maqedonisë në Pragë, i cili akuzoi atë se qëndron pas rrëmbimit të fëmijës së tij.

Gjykata e shkallës së parë dënoi gazetën me 9 mijë euro gjobë dhe pas animimit të këtij vendimi pranë Gjykatës së Apelit, kjo e fundit konfirmoi vendimin.

SHGM vlerëson se vendimi i Apelit është në kundërshtim me Ligjin për Përgjegjësi Qytetare për Shpifje dhe Fyerje, si dhe me praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në reagimin e SHGM-së thuhet se vendimi i gjykatësve Lidija Dimçevska, Stanka Zafirovska dhe Enver Bexheti shkel lirinë e shprehjes dhe i dekurajon gazetarët për të raportuar për keqpërdorimet eventuale të pushtetit.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net