Ministria e Arsimit do bëjë edhe versionin shqip të faqes - tetova1.com

Ministria e Arsimit do bëjë edhe versionin shqip të faqes


Kategoria: Arsim / TOP LAJM

Postuar më: Tue, Sep 30, 2014





Ministria e Arsimit përmison gabimin në uebfaqe, së shpejti edhe versioni shqip

Pas publikimit të lajmit në portalin Tetova1.com me titull “Ministri Ademi nuk e përfill gjuhën shqipe” në datën 23 Shtator, Ministria e Arsimit e ka marrë seriozisht dhe po punon në versionin shqip të uebfaqes që pritet të jetë në shërbim të qytetarëve shumë shpejtë.

Kjo është përgjigja që ka marrë tetova1.com: “Po punojmë në këtë drejtim dhe shumë shpejtë do të jetë versioni shqip i faqes”

Se në këtë drejtim po punohet vërehet edhe nga përmisimi i gabimit drejtëshkrimor për të cilin portali ynë kishte dhënë vërejtje. Tani në vend të “NË PËRGADITJE” fjala është në formën siç duhet të jetë, pra “Në përgatitje.

Duhet t’ju rikujtojmë se Abdylaqim Ademi është ministri i vetëm shqiptar që uebfaqen e digasterit të cilin e drejton nuk e ka edhe në versionin shqip.

/Tetova1.com/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net