Velija Ramkovski fiton drejtësinë, Strasburgu do ta rikthejë televizionin më të fuqishëm A1?! - tetova1.com

Velija Ramkovski fiton drejtësinë, Strasburgu do ta rikthejë televizionin më të fuqishëm A1?!


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Tue, Sep 30, 2014





Gjykata për të drejtat e njeritu në Strasburg së shpejti do të vendosë lidhur me paditë kundër shtetit që i kanë parashtruar pronari i Tv A1 Velija Ramkovski, ipeshkvi Jovan nga Arqipeshkvia Ortodokse e Ohrit dhe qytetari i parë i lustruar në Maqedoni, ish kryetari i Gjykatës Kushtetues e, Trendafil Ivanovski.

Te pushtetarët në Shkup është paraqitur nervozë e madhe lidhur me këto raste, sepse siç kanë informuar burime për protalin “Plusinfo”, është marrë vesh se dy prej këtyre aktvendimeve do të jenë pozitive për paditësit. Vendimet e Gjykatës së Strasburgit janë obligative për qeverinë në Shkup, duke marrë parasysh se Maqedonia ka pranuar juridiksionin e kësaj gjykate.

Nëse njëri prej vendimeve pozitive ka të bëjë me pronarin e Televizionit A1, Velija Ramkovski, kjo do të thotë se ai do të ristartojë Tv A1, si dhe gazetat e përditshme Koha e Re, Vreme dhe Shpic, njoftojnë burimet tona.

Pronari i Tv A1 Velija Ramkovski, u dënua me 13 vite burgim, paditi shtetin për vazhdimin e kundërligjshëm të masës së arrestit me burg.

Ndërsa, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski, ngriti padinë për shkak të shkeljeve në procedurën për shpalljen e tij bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net