Isak Luma do të udhëheq me BALLISTËT
Në një publikim në faqen zyrtare në facebook të tifozëve të Shkëndijës- Ballistëve bëhet e ditur se me këtë grup të tifozëve në të ardhmen do të udhëheq Isak Luma, student i vitit të dytë në UEJL.
Kryesia e deritanishme e Ballistëve premtojnë se do të vazhdojn të jenë pjesë aktive e tifo grupit duke shtuar se do të jen gjithmonë në “Marshin Beqiri”.
Në vazhdim lexoni postimin në faqen e Ballistëve në facebook:
SHKËLZEN META DHE SHOKËT E BESNIKËRISË, MBARUAN UDHËHEQJEN E BALLISTËVE POR JO EDHE PËRKUSHTIMIN NDAJ SHKËNDISË !
Pas udhëheqjes katër vjeçare, erdhi koha për freskim dhe ndryshim në udhëheqjen e shoqatës tifozërike “Ballistët” !
Ku si emër i ri, është zgjedhur Isak Luma, djaloshi i cili ka qenë pjesë e armatës nga fëmijëria dhe tani fiton besimin nga Xeni dhe kryesia e tij !
Ne i urojmë mbi të gjitha shëndet dhe sukses në punën e cila e pret !
Gjithashtu i premtojmë përkrahje masive prej të gjithë neve, sepse do të jemi gjithmonë në “Marshin Beqiri” dhe poashtu në të gjitha transfertat bashkë me gjeneratën e re krah për krah, e ne që deri dje udhëhiqnim grupin, prej sot e tutje do ta japim me fyt dhe zë, deri në fundin e jetës sonë !
#TRADITA #VAZHDON







