Elita 5 fitues të Zhurma Show 2014 - tetova1.com

Elita 5 fitues të Zhurma Show 2014


Kategoria: Showbiz / TOP LAJM

Postuar më: Thu, Oct 2, 2014





Rok grupi legjendar shqiptar, Elita 5, janë fitues të çmimit të madh të Zhurma Show 2014.
Edicioni i 10-të i Zhurma Show që u mbajt në Gjilan priti këngëtarë të shumtë, por jo edhe top emrat e estradës.

Në këtë spektakël munguan yjet e Babastars, Tuna, Ledri Vula, Dafina Zeqiri, Elvana Gjata, Flori dhe emra të tjerë.

Sidoqoftë, shumë çmime u ndanë në këtë organizim nga Zico TV, i dhjeti me radhë, që pati për prezantuesen e njohur, Alba Morinën.

Ndër çmimet e rëndësishme që u fituan vlen të përmendet ai i internetit nga Noizy, teksa kënga më e mirë u shpall “Nëse m’Don Ti” nën interpretim të Ledrit, Blunt dhe Real 1.

Albumi më i mirë u shpall ai i Elita 5, “Mohikani i Fundit”, teksa çmimin e madh e fitoi po ashtu rok grupi nga Tetova, me projektin hit, “Më Fal”.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net