Pollog: 400 qytetarë u mashtruan dhe vodhën rrymën, ja pasojat - tetova1.com

Pollog: 400 qytetarë u mashtruan dhe vodhën rrymën, ja pasojat


evn41
Kategoria: Kronikë / TOP LAJM

Postuar më: Thu, Oct 2, 2014





Nga fillimi i vitit e deri tani, ekipet e EVN Maqedonisë dhe policia në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit kanë zbuluar 400 konsumatorë të cilët në mënyrë ilegale janë lidhur në rrjetin e shpërndarjes.
Gjysma e tyre u kanë besuar mashtruesve që për një shumë të vogël të hollash do t’i lidhin në rrjet, por tani duket se do të duhet të paguajnë çmimin e “naivitetit”.
Sipas dispozitave ligjore, këta konsumatorë jo vetëm se do të mbeten pa u lidhur në rrjetin e shpërndarjes, por do të paguajnë edhe fatura të larta për shfrytëzimin e paautorizuar të energjisë elektrike, ndërsa gjykata mund t’i dënojë edhe me burg deri në 5 vjet.
Pothuajse të gjitha vjedhjet janë zbuluar nëpër fshatrat e Tetovës dhe Gostivarit.
Konsumatorët në mënyrë të pavarur kanë hedhur njehsorët e vjetër në shtëpitë e reja ose me asistencën e mashtruesve, por pa kërkesë oficiale nga EVN Maqedoni e cila, në këtë rast, është e autorizuar për shpërndarjen e energjisë elektrike.
Në këto rajone nuk ekzistojnë Plane të Detajuara Urbanistik ose Plane Urbanistike të fshatrave dhe për vendbanimet në to.
Konsumatorët pa miratimin për ndërtim ose pa vendimin për legalizim, në mënyrë të pavarur i kanë vendosur njehsorët dhe janë lidhur në rrjetin e shpërndarjes. Këta konsumatorë manipulohen nga pala e tretë, në shumicën e rasteve nga elektricistë privatë të cilët jo zyrtarisht për këto shërbime paguhen nga 500 deri në 2000 euro.
Nga EVN Maqedoni apelojnë që në asnjë mënyrë konsumatorët të mos bëhen pre e veprave të tilla.
Zyrtarë të EVN-së thonë se duhet të respektohen kategorikisht procedurat për lidhje të re, për të cilën në këtë rast e autorizuar është EVN-ja, ndërsa këto procedura natyrisht që janë miratuar nga Komisioni Rregullator i Energjetikës.
“Hapat për lidhje të re në rrjetin e shpërndarjes janë të thjeshta, por mbi të gjitha ligjore”, u shpreh Vlera Gjakova, zëdhënëse e EVN Maqedonisë.
“Pasi që konsumatori personalisht do të paraqesë kërkesën në Qendrën Energjetikë të Konsumatorëve të EVN-së, ekipet tona dalin në terrenin e specifikuar nga konsumatori, përgatitet vendimi teknik, Vendim në përputhje për kyçje, Marrëveshje për lidhje dhe Llogaritje dhe aprovim të tarifave për lidhje. Kur konsumatori do t’i aprovojë marrëveshjet dhe do t’i paguajë mjetet në llogarinë bankare të kompanisë, mu atëherë do të fillojë kryerja për lidhje të re”, thotë Gjakova duke shtuar se, konsumatori asgjë nuk paguan “cash”, gjithçka paguhet përmes llogarive që të mos kemi as edhe një manipulim të vogël.
Instalimi për lidhje të re pa miratimin e EVN Maqedonisë është vepër penale - vjedhje.
Për vjedhësit e energjisë elektrike sipas Ligjit vijon llogaritje për shfrytëzim të paautorizuar, ku dënimi arrin shumën deri më 20 000 euro, padi penale si dhe dënim me burg deri më 5 vjet.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net