Ziadin Sela paralajmëron padi ndaj liderin të PDSH-së, Menduh Thaçi - tetova1.com

Ziadin Sela paralajmëron padi ndaj liderin të PDSH-së, Menduh Thaçi


Sela_Thaci_730142088
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Thu, Oct 2, 2014





Kryetari i komunës së Strugës, Zijadin Sela, i cili për momentin është i njohur si udhëheqës i iniciativës për reforma në PDSH me moton “PDSH-ja që fiton”, paralajmëron se do ta padisë liderin legal të PDSH-së, Menduh Thaçin, dhe deputetin Orhan Ibrahimi për shkelje të statutit të PDSH-së.

Ziadin Sela për këtë do të kërkoj të jap vendimin e saj gjykata, pasi që sipas tij, Thaçi duke anashkaluar statutin e partisë ka caktuar Kongresin e 6-të të PDSH-së.

“Fill pas Kongresit do t’i padisë Menduh Thaçin dhe Orhan Ibrahimin pasi që ata shkelën mbi statutin partiak. Thaçi caktoi Kongresin, por pa mbajtur mbledhje me degët e nëndegët, nuk ka asnjë evidencë, me ç’rast aktivistët e PDSH-së nuk e kanë të qartë se kush i çon delegatët në Kongres. Nëse Thaçi s’tërhiqet, ky do jetë një Kongres jolegjitim”, - thekson Sela për Dnevnik.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net